Header Ads

Adelina Ismaili dhe Faudel - I Love You More


OK! Mesaduket shumë prej jush i ka zënë meraku,sepse nuk kam dhënë përshtypjet e mia rreth videokëngës së re të Adelinës. Për arsye personale, dje nuk munda të shkruaja më tepër ndaj vetëm bërë postimin e videos. Sot po ju plotësoj dëshirë:

Ndryshe nga këngëtaret e tjera në Shqipe që premtojnë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore nga Greqia në Amerikë, Adelina i mban premtimet e saj. Që prej largimit për në Francë ka realizuar dy bashkëpunime dhe të dyja me artistë të njohur europian Dj Mr. P!nk dhe Faudel e nëse vazhdon me këtë ritëm,jemi të sigurtë që surpriza më të këndshme na presin prej saj. Kënga e re "I Love You More" është ok, videoja gjithashtu e thjeshtë,por e këndshme dhe na pëlqen (sidomos skena tek ura) . Adelina duket në formën e saj më të mirë në vite DHE e lumtur. Çfarëdo që po bën...le të vazhdoj,sepse po funksionon. Më pëlqen fakti që ajo asnjëherë nuk bën diçka thjesht sepse "kështu është qejfi i momentit" por i qëndron besnike vetvetes dhe vazhdon me rrymën pop/pop-dance. Do kisha pasur dëshirë që ai ritmi arab i momentit të kombinohej më shesh në këngë si dhe kënga të ish kënduar vetëm në një gjuhë (është në arabisht,frëngjisht,anglisht në mos gabohem?), sepse ndërthurja e gjuhëve të ç'orienton pak dhe shpesh herë nuk kuptohet gjë. A do jetë hit? S'para kam njohuri rreth shijeve të publikut francez, por di të them që me këtë këngë Adelina ka siguruar vendin e saj në qarqet muzikore franceze dhe mezi presim të shohim çdo na ofrojë në të ardhmen.


Ps. Nuk janë mbushur 24 orë nga publikimi i videos dhe "I Love You More" ka shënuar rekord me 11.271 shikime.

1 comment:

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.