Header Ads

Kenga Magjike - Java e dhjete



Sa te mire qe jaaaaane! Me pelqeu gjithcka ne kete performance. Kenga, interpretimi, interpretuesit, teksti, ritmi, arranxhimi ♥♥♥ Bravo The Code! 



Mariza eshte kengetare e mire, ka ze shume te mire, dhe ajo kete e di shume mire e ky eshte dhe problemi i Marizes. Duke e ditur qe eshte shume e mire te jep pershtypjen qe mendon se nuk i duhet te perpiqet shume per te sjelle nje kenge te bukur.Vec keshtu mund ta shpjegoj une perzgjedhjen e kesaj kenge prej saj. Me vjen keq te shikoj nje kengetare kaq te mire te humbase me kenge te tilla. S'te them dot bye/ S'te them dot baby/ ????????? nga repertori i Zajmines e ka marre kete kenge?


Kjo kenge do ishte faaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaantastike sikur te ishte sjelle ne nje version jazz te lehte apo version akustik.Jo se nuk me pelqen, por keto orkestrat e kam thene dhe me pare po sterrperdoren, cka jo se eshte faji i Drenit por ja dhe ata dy vellezrit kishin nje orkester, ne te njejen jave prezantimi. Pak si boze. Gjithsesi prape najs. 


"Sa larg" eshte sa e ngadalte sa mua mu duk se degjova 30 minuta jo 3 minuta kenge. Jo vargjet, por fjalet zvarriten ne kete kenge Zzzzzzz, me fal se me zuri gjumi. Po eshte i talentuar djali, po eshte i ri djali, po perse kaq te trishtuar, po si nuk doli nje te kendoj nje kenge se po ben qejf e po shijon jeten e lalalallaalalalalalalalal Amon se dhe 1992 e 1997 ka pas kenge me te gezuara. Del me kercen Mihrija e Rovena, e keta 19 vjecaret dalin qajne. Jallaaaaa! 


Ok, nuk do flas per orkestren, por do them qe kenga me kujtoi disi Mamicen apo ate kengen pas Mamices. Duke anashkaluar keto, eshte kenge e bukur e ndoshta nder te paktat kenge "te kapshme" te ketij edicioni, e cila do mbahet mend nga publiku. E ajo vajza? Na shkatrroiiii fare! Nje nder 5 kenget me te mira te ketij edicioni deri tani. Duam nje cmim per Endrin dhe Stefin!!! 



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.