Header Ads

Dafina Zeqiri publikon "Told Ya" nga EP "King" - Degjoje ketu



Dafina Zeqiri ka qe prej fillimit te vitit qe ka paralajmeruar publikimin e EP "King" per te cilin ajo dhe mbajti nje mbremje promovuese ne Nju Jork. Data kur ky EP do te hidhet ne shitje sidoqofte, ende nuk eshte bere e ditur nga kengetarja. Nderkohe dy kenge prej "King", "Four Seasons" dhe me e reja 'Told Ya" kane krijuar pak a shume nje ide se cfare pritet nga debutimi i saj zyrtar ne anglisht. Ritme R&B, vokale te ngrohta, kenge qe te sjellin ndermend vitet '90 (kur kjo gjini pati dhe kohen e saj te arte), duket se perbejne listen e EP, kenge prej te cilit Dafina i kendoi per here te pare dhe ne nje koncert tek "Sounds of Brazil" ne Manhatan. Teksa "Told Ya" eshte nje kenge e mire albumi, ne mendojme se per te terhequr vemendjen, Dafines do ti duhet nje kenge me e kapshme dhe me ritmike. Ndoshta kemi kete ide, pasi e njohim Dafinen si nje kengetare qe gjithmone ka sjelle hite pop-dance prej te cilave i siguroi dhe vetes suksesin ne Shqipe, por dhe sepse kemi parasysh se sa i veshtire eshte tregu muzikor amerikan. Dafina i ka te gjitha mundesite per te gjetur suksesin. Ajo eshte nje artiste e kompletuar tashme, e cila ka siguruar kontakte te mira ne biznesin muzikor ne Nju Jork dhe me kengen e duhur besojme se do te gjej vetveten ne kete treg. 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.