Header Ads

Dua Lipa ne ngjitje te klasifikimeve amerikane



Dua Lipa duhet te jete ne qiellin e shtate kete vit, ku kenge pas kenge, e koncert pas koncerti po e sheh karrieren e saj te ngjitet lart e me larte. Ne Angli ajo eshte tashme nje superstar, por kete  status kengetarja, dalengadale po e arrin dhe ne Amerike ku tregu eshte me i madh dhe me konkurues. Fale kenges "New Rules" emri i Dua Lipes po sheh vec ngjitje ne rradhitjet e Billboard ne Amerike dhe pse kane kaluar muaj nga publikimi i albumit. 

Pozicionimi i saj me i larte vihet re ne "Dance Club Songs" ku "New Rules" renditet ne vendin e trete (+1 nga java e shkuar). Ne "The Hot 100" (Lista e kengeve) e njejta kenge renditet ne vendin e 42 (+6 nga java e shkuar) e ne "Billboard 200" (Lista e albumeve) 75 (+1 nga java e shkuar). Gjithashtu Dua renditet e 76 (+3) ne "Billboard Artist 100" (Artistet me te luajtur ne cdo platforme). Kjo ngjitje ne rradhitjen kombetare amerikane ka ndikuar dhe tek fqinjet kanadez ku si kenga dhe albumi i Duas rredhiten ne maje te hitparejdeve Billboard ne Kanada, duke vulosur nje here e mire te ardhmen e kengetares si nje prej udheheqseve te brezit te ri (ne muzike e me tej) - Titull me te cilin kengetarja u vlersua dhe nga revista amerikane TIME. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.