Header Ads

Harroni klikimet, na tregoni faturat!



Eshte bere e zakonit qe sa here qe publikohet nje videokenge e re, artistet hapen ne rrjetet shoqerore duke treguar sesa klikime ka marre videoja brenda kaq e aq ditesh. Teksa ne fillim, kjo ishte dicka e arsyeshme dhe sherbente ne nje fare menyre si tregues suksesi, tani nuk eshte gje tjeter pervecse nje e pritshme, duke konsideruar "dashurine" e te rinjve shqiptare per YouTube, por dhe premieren e kengeve ne internet me pare sesa ne TV apo radio sic ka qene zakoni. Shumica e artisteve shqiptare brenda javes marrin pa frike 1 milion klikime qe jane pjeserisht nga fansat, pjeserisht nga kuriozet, e pjesa tjeter nga shperndarja e miqve ne rrjetet sociale. Nje milion klikime per ta tashme eshte dicka normale dhe keto dite arritje quhet vetem kur nje kenge i kalon te 20 milion klikime. Po nderkohe qe te gjithe jane gati te flasin per numrin e klikimeve qe marrin, ASNJE prej artisteve nuk guxon te tregoj faturat e shitjeve. Ne Shqipe nuk egziston nje hitparejd zyrtar i cili sherben si tregues i shitjeve ne vend, cka do te mundesonte te tregonte se kush vertete sundon "fronin" e skenes shqiptare te cilin e pervetsojne me rradhe kushdo qe i vjen per mbare. Shumica e artisteve aktive kane publikuar disa kenge kete vit te cilat dhe jane shitur ne dyqanet muzikore online si Apple apo Amazon, por asnje nuk ka deklaruar sesa kenge e albume jane shitur. A thua shitjet te jene kaq te ulta e shume larg klikimeve saqe per artistet eshte ofenduese qe ti publikojne shifrat? Nese kjo eshte e verteta, ata kane nje problem akoma dhe me te madh per te cilin duhet folur. Pothuajse cdo artist shqiptar ka mbi 100.000 fansa ne rrjetet e tyre sociale. Kjo do te thote se sikur 10% e tyre te blinin muziken qe kengetaret publikojne, emrat e artisteve shqiptare do ti shikonim ne listen ditore te  iTunes ku nje shitje mbi 1500 kopje te siguron (ne shumicen e vitit) top10 te rradhitjes ditore. Nuk po pretendojme qe shitje te tilla te jene te perditshme, por te pakten ne diten e publikimit te kenges cka eshte dhe me e pritshme. Shitjet jane ne fakt aq te ulta sa shume emra te njohur te muzikes as nuk e marrin mundimin ta shesin muziken online, duke treguar qarte qe perfitojne me shume nga reklamat ne YouTube sesa shitja e kengeve. Kjo eshte per te ardhur keq dhe fansave te artisteve duhet te ju vi turp. Nga nje ane nuk ju pushojne komentet per te publikuar muzike te re, por nga ana tjeter nuk e mbeshtesin artistin e tyre te preferuar as me nje harxhim kaq simbolik prej 99 qindarkave. Kjo gje duhet te ndryshoje menjehere dhe ky mentalitet i te perfituarit pa paguar duhet te shfaroset nje here e pergjithmone. Kengetaret duhet te gjejne nje menyre qe puna e tyre te vlersohet dhe monetarisht, e mos ti dorezohen publikut kaq shpejt nga frika se mos humbasin fame e sukses. Mos kini merak! Koha ka treguar se nje artist i mire i reziston cdo gjeje! Unikkatil nuk ishte ne asnje rrjet shoqeror dhe erdhi mbajti ne Kosove koncertin me te madh ne vend. Fansat nga ana tjeter duhet te tregohen me te respektueshem, e pavarsisht se kenget mund ti shkarkosh piraterisht online, duke ditur qe dicka e tille ndikon tek artisti yt i preferuar per te sjelle muzike me shpesh e me cilesore, atehere rri nje dite pa kafe dhe respekto artistin. Nese nje artist me muziken e tij te ndryshon festen, pushimet, udhetimin, perse dhe ti nuk mund te besh te njejten gje per te ndryshuar nivelin e tij artistik? Kjo marredhenie  midis artisteve dhe fansve eshte mese e dukshme, por asnje artist nuk flet per te. Teksa dhe artistet me te njohur ne bote i rekomandojne apo "urdherojne" fansat e tyre te blejne muziken e re qe publikojne, artistet shqiptare thjeshte tregojne qe kenget shiten dhe online. Dhe atehere, e bejne me teper per te treguar qe - Ja dhe une jam ne iTunes - sesa per te shitur produktin. Klikimet mund te kenaqin egon e nje artisti, por nese njerzit nuk blejne muzike, eshte njesoj si te ngrihesh ne pergjegjsi po me rrogen e nje punetori. C'kuptim ka? 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.