Header Ads

Ermal fejzullahu publikon videokëngën "Ti Dua Sytë" + videoja ketu

Mund të mendosh se kur dikush martohet, bëhet me fëmijë, ka një karrierë të suksesshme dhe është ende në moshë të re, mund të jetë njeriu më i lumtur në botë, por nëse do ta gjykonim Ermalin bazuar në repertorin e tij të fundit...largqoftë nuk dimë ç'të mendojmë. Këngëtari duket i fiksuar mbas aksidenteve me makinë. Pas "Ti Prit dhe Pak" ai sapo ka publikuar videokëngën e re "Ti Dua Sytë" që i dedikohet një vajze e cila ka humbur shikimin gjatë një aksidenti me makinë me të dashurin. Hmmm...ok! E kuptoni? Telenovelë spanjolle, Rubi Rubi Ruuubiiii hahahahaha. E marr vesh që është një temë e trishtuar e nuk është për të qeshur, por nëse e keni parë videoklipin do të më kuptoni shumë mirë. Tani...kjo vajza është e verbër, megjithatë del vetëm në mes të natës...eh? Ene, ecën kjo vajza në mes të rruges, në mes të natës, në një vend të shkretuar, dhe e sulmojnë disa rrugeçër. Uaaaa sa frikëëë! Po ti mos u frikëso se Ermali di karate dhe vjen ai i rref këta çunat e këqinj. Ndërkohë kënga vazhdon "Ti dua sytë edhe kur qan/ Shikimin tënd që më s'e kam/merri sytë e mi kur të merr malli /vetëm një sekond bota do ndali/". Anormale! Kënga është ok, asgjë speciale e ne po shpresojmë se videokënga që ai do publikoj në muajin qershor në mos speciale, të paktën të ketë pak kuptim.


1 comment:

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.