Header Ads

Ish-e dashura e Tiger Woods e fiksuar me UÇK



Këtë gocën do ta marrim ushtare!
Kur shpërtheu skandali Tiger ëoods, në të gjithë shtypin Amerikan u publikuan fotot e Rachel Uchitel - vajza e cila akuzohej se ishte e dashura e tij dhe arsyeja e prishjes së martesës së golfistit më të mirë në botë. Ne shqipëtarët nuk e kemi dhe aq për zemër golfin ndaj normale që nuk na interesoi si shumë kjo mesele, por kur vumë re se Rachel ishte fotografuar duke mbajtur në kokë një kapele me stemen e UÇK-së u shtangëm. Opo sinqerisht u shtangëm, se nuk gjenden dhe aq kollaj në Manhatan ore jo! Me stemën e flamurit shqiptarë edhe ndoshta, por me shenjën e UÇK?! Bah! Fillimisht kujtuam se ishte thjeshtë një koeçidencë, por jo jo jo! Ajo shpesh herë është fotografuar nga paparacët me kapelen e UÇK-së në kokë, biles dhe gjatë një vizite në Australi. Shikoni fotot dhe binduni vetë. Tani...ajo çka duam të dimë ne, është sesi i ka rënë në dorë kapelja! Nëse dikush ka ndonjë informacion të na e dërgojë! Jo se kushedi çfarë ore jo, por kështu si tipa kurioz që jemi, po vdesim për ta marrë vesh.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.