Header Ads

Genta nuk fiton...+ videoja e shpalljes se cmimit final

Ndërsa ne i urojmë suksese Oni Pustinës për fitoren, nuk mund të mos e themi ashtu siç e kanë thënë dhe shumë e shumë shikues këto ditë se; fitoren e meritonte Genta Ismajli. Po hyj drejtë e në temë, pasi rezultati i votimit këtë herë tregoi se në të vërtetë të gjitha ato mesazhet-vota të dërguara nga shikuesit nga mbarë Shqipja, nuk kanë aspak vlerë. Për të vërtetuar këtë që thashë. Javën e shkuar Genta mori vlersimin më të ulët nga juria, çka e renditi të fundit në klasifikimin e jurisë.Gjithsesi "votat" e publikut e mbajtën Gentën dhe nisën në shtëpi Julin. Domethënë Genta perveç Arian Çanit ka pasur vlersimin më të mirë të jurisë dhe publikut, por nuk fitoi? Gjithashtu javën që shkoi në spektakël u lëshuan disa komente psh. Arjani pa patur lidhje me numrin e kërcimit i tregoi Gentës se ishte veshur kuq e zi me marr votat e patriotëve ( po re po dhe votat e partizanëve pffff) dhe se nuk i pëlqente që ajo po kishte kaq shumë siguri që do të fitonte. Na fal byrazer, po aty të gjithë kujtonin se do fitonin, çka më sjell ndërmend Julin. Boooooo! Si qau ai? Po këto janë programe zbavitëse, aq më tepër kur konkurentë janë artistët...njerëzit duhet të bëjnë qejf e jo ti marrin kaq seriozisht. U bë DëTS Albania si me qënë lojrat olimpike.Humbe konkursin e kërcimit amon gjë e madhe! Më pas, shkoi dhe i tha Ilirit se po shkonte kundra publikut shqipëtar. ALLOOOOO! Për mendimin tim Iliri shumë ju ka bërë qejfin, se të gjithë përfshirë dhe Genta i keni ngatërruar dhe në finale ritmet e numrat e të gjitha. Të kishte filluar kritikën profesionalisht siç duhet nuk do kishte kohë Juli të bënte më shaka. Së bashku me Arjanin, ata kërkuan të krijonin përshtypjen tek publiku se Genta e kishte të sigurtë apo të premtuar fitoren që ndoshta kjo të ndikonte negativisht në publik. Kështu ndodhi. "Publiku" votoi per Oni Pustinën, por fatkeqësisht askush nuk u bind për votimin, pasi kur u shpallën fituesit shumica e njerëzve nuk shkuan të përqafonin çiftin fitues, por Gentën dhe partnerin e saj Dionin, biles nëse e vutë re ishte një moment kur fituesit ngelën vetëm ndërsa Genta dhe Dioni ishin të rrethuar nga një turmë njerzish. Çka mendoi Genta për humbjen? Nuk e di vallaj, por veç pash që kur në një moment Alketa e kapi për dore për ta mbajtur në skenë ajo as nuk ndaloi fare, por shkoi të takoj dikë në sallë. Organizatorët u përgatitën për më të keqen dhe vazhdimisht jepnin pamjen e sallës nga lartë, ndoshta për të mos treguar zhgënjimin që shfaqej hapur në fytyrën e personave prezent. Kjo u duk më së miri në minutat e fundit, kur Alketa tha se nuk kishin mbaruar akoma, dhe i kërkoi njerëzve të largoheshin nga skena...askush nuk e dëgjoi dhe regjia pa asnjë lajmërim të mëtejshëm vendosi titrat dhe "Shihemi vitin tjetër!"



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.