Header Ads

Juliana - E sigurtë në finale!

Pasi ka marrë vetëm vlersime pozitive nga interpretimet e saj, Juliana duket se e ka të siguruar dhe pjesmarrjen në finalen e Eurosong. Në natën e parë skualifikuese ajo do të ngjitet për të konkuruar në skenë e dymbëdhjeta, mbas Maltës dhe përpara Greqisë. Të dyja shtetet kanë këngë shumë të dobta. Malta prezantohet me një baladë që të vë në gjumë, ndërsa Greqia me një këngë që thotë rreth pesëdhjetë herë Opa! Dobësia e këtyre këngëve do e ndihmojë më shumë Julianën duke e nxjerrë më në pah interpretimin e saj të shkëlqyer.Ne i hodhëm një sy shtatëmbëdhjetë këngëve konkuruese të natës së parë dhe vetëm nëse ngrin ferri, do të ndodh që Juliana të mos kualifikohet. Nata e parë finale do të zhvillohet më 25 maj dhe vetëm dhjetë nga shtatëmbëdhjetë vendet konkuruese do të kualifikohen për në finale.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.