Header Ads

Tirana Fashion Week - Veshje, modele dhe sëmundje lëkure

Për një vënd që nuk ka një linjë veshjesh "Made in Albania" dy evente mode "Fashion ëeeks" duken si të tepruara. Megjithatë, duhen përuruar,sepse tregojnë që dhe në vendin tonë po bëhet një përpjekje për të vënë në lëvizje dhe për të krijuar një treg mode. Fatkeqësisht, gjithkush e ka vënë re se java e modës ka qënë një përpjekje e guximshme...e suksesshme, por sërisht pa mundur të tregojë një profesionalizëm aq të kërkuar dhe Të detyruar për aktivitete të tilla. Për të patur një ide të përgjithshme, po ju tregoj se javët e modës në mbarë botën nuk janë thjesht sfilata rrobash që mund ti blesh të nesërmen në dyqane, por një shfaqje e cila i paraprin modës që do të shihet në muajt e ardhëshëm, në sezonin e ardhshëm. Një event ku shkëmbehen dhe lidhen kontratat e mundshme për biznes. P.Sh. nëse një kompanie të caktuar i pëlqejne veshjet e një stilisti, atëhere lidhin kontratën me të për të prodhuar dhe shitur këto veshje në dyqanet e tyre. Gjithashtu, veshjet e prezantuara nga një stilist në pasarelë, gjithmonë kanë një ide të përbashkët,një element të përbashkët, një ngjyrë e cila vihet më në dukje e cila do të jetë dhe ngjyra dominuese e sezonit për krijimet e atij stilisti. E njejta gjë vlen dhe për pamjen e modeleve etj etj.Tek "Tirana Fashion ëeek" është e vështirë të kuptohet nëse veshjet janë për pranverë, verë apo vjeshtë. Shumica e stilistëve kishin krijime të bukura aty tek tuk, por nuk të binte në sy asgjë origjinale, thjesht fustane të bukura. Thuaj...nëse do i përzjenin veshjet e disa stilistëve së bashku, nuk do mund të dalloje dot punën dhe stilin e njërit nga tjetri. Stilistët veç ishin gjysma e së keqes! Fol për modelet!!! Të bukura, por shumica e tyre aspak elegante apo fisnike çka janë dhe pjesët kryesore të bukurise që duhet të ketë një modele. Për më teper, lexuesit aq të apasionuar pas modës i ka shtangur fotoja e një modeleje e cila kishte lekurën e kurrizit të infektuar. Nuk ndodh në botën e modës (që është një botë SHUMë SHUMë sipërfaqësore, dua të them...flitet për bukurinë apo jo?) që të ngjitet në pasarelë një modele me infeksion në lëkurë dhe për më tepër, një modele kurrë nuk ja lejon vetes të shihet në atë gjëndje. Faktkeqësisht, në atë fotografi të sajën publikuar prej Reuters, "Tirana Fashion ëeek" tregoi se zhvillohet thjesht nga entuziazmi dhe pasioni i organizatorëve, duke bërë që të anashkalohen shumë gjëra të cilat në botën e modës janë të pafalshme dhe më tepër se kushdo, stilistët pjesmarrës duhet ta dinë këtë.Ndoshta më mirë vitin e ardhshëm.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.