Header Ads

Dafina Zeqiri pubikon videon per "Told Ya" dhe mban koncert ne N.Y


Dafina Zeqiri e cila prezantohet ne tregun amerikan thjesht si Dafina ka publikuar sot videon per kengen "Told Ya" e cila eshte promovuar ne shtypin amerikan nepermjet V Magazine dhe Milk. Videoja eshte nje udhetim ne te shkuaren, si ne stil, si ne ngjyra, si ne peisazh, duke na nxjerre mallin e fillimit te viteve '90. Neve ne fakt na peqen shume videoja, e cila eshte shume amerikane dhe Dafina duket tamam si ne "shtepine e saj". Dicka tjeter qe donim te shtonim ishte ne lidhje me veshjet e saja; seicila prej tyre eshte fiksim e perzgjedhur me stil dhe ne perputhje me tendencat e fundit ne Amerike. Kjo ben qe videoja mund te shikohet dhe pas 10 vjetesh dhe prape do te duket cool. Sinqerisht nje vlersim te madh per stilin ne video. Nderkohe, teksa videoja ka rendesine e saj, eventi me i rendesishem ne karrieren e Dafines ndodh me 9 nendor, kur per here te pare ajo do te mbaj nje koncert ne nje skene amerikane per publikun amerikan. Kete e ben ate dhe te paren artiste shqiptare (nga vendlindja) e cila mban nje koncert te tille ne Nju Jork. Koncerti do te mbahet tek i mirnjohuri "Mercury Lounge" ku kane kenduar e kendojne shume artiste te njohur dhe biletat kushtojne 12-15$. Salla nuk eshte shume e madhe, ndaj mos e lini per momentin e fundit se do mbeteni jashte. 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.